Pas reagimit të dytë të Teuta Rugovës ku ka thënë që postimi i saj është keqkuptuar dhe se ajo nuk del jashtë qëndrimit të LDK-së ka reaguar edhe Muharrem Nitaj nga AAK.
Ai ka thënë se arsyeja e vizitës së Ramush Haradinajt në familjen Rugova, nuk ishte vota e Teuta Rugovës.
“Nuk kemi shkuar në familjen Rugova për të marrë një votë të familjes Rugova, kemi shkuar edhe jemi takuar për me e marrë mbështetjen e familjes Rugova”, ka deklaruar Nitaj për gazetën Observer .
Ai ka theksuar se familja Rugova e kanë mbështetur hapur Haradinajn për krijimin e institucioneve të vendit.
“Në këtë takim është biseduar hapur dhe miqësisht. Ramush Hardinaj ka marr mbështetjen e familjes Rugova, për krijimin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Këtë mbështetje e kemi marrë qartë dhe hapur “ ka shtuar Nitaj.
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...