Në Shtetet e Bashkuara zjarre të fuqishme pranë Parkut Kombëtar të Josemiteve shkatërruan dhjetra ndërtesa dhe i detyruan mijëra njerëz të largohen nga qytetet e rajonit Gold Rush.
Zjarrfikësit arritën t’i ndalnin flakët, që të mos përhapeshin në rajonin e Sierra Nevadës.
Zjarri rrezikoi djegjen e rreth 1,500 shtëpive dhe sipas njoftimeve shkatërroi 45 ndërtesa.
Më tepër se 3 mijë zjarrfikës po luftojnë prej 5 ditësh me flakët, që kanë djegur rreth 282 kilometra katrore, thuhet në një njoftim të Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarret të Kalifornisë.
Më tepër se 5,000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në rreth 6 komunitete të zonës.
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...