Kryenegociatori i Bashkimit Evropian për “Brexit” i ka kërkuar Britanisë së Madhe më shumë “qartësi” se në çështje kyçe si të drejtat e qytetarëve evropianë dhe emigrantëve që jetojnë në Mbretëri, si dhe “fatura e divorcit”.
Michel Barnier tha se përparimi që ishte bërë derim më tani në bisedimet e “Brexit” me përfaqësuesin britanik, David Davis, ishte i “kënaqshëm”.
Por ka ende dallime se si do të garantohen të drejtat e banimit të qytetarëve dhe se si do të ruhet një zonën e përbashkët udhëtimi me Irlandën.
Këto deklarata erdhën në një konferencë për mediat në fund të javës së dytë të bisedimeve për divorcin e shtetit ishullor nga unioni evropian.
Barnier tha se kishte disa mosmarrëveshje për mënyrën se si duhet të trajtohen britanikët që jetojnë jashtë dhe shtetasit evropianë që jetojnë në Britani.
Por ai tha se Brukseli besonte se të drejtat e qytetarëve duhet të mbështeten nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian , diçka që Kryeministria britanike Theresa May ka përjashtuar.
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...