Magda Haroun, kreu i bashkësisë hebraike në Egjipt, tha gjatë një interviste televizive se ishte e martuar me një burrë katolik, ndërsa dy vajzat e saj janë myslimane. Duke jetuar nën një çati për një kohë të gjatë, Haroun theksoi se familja e saj ka një jetë mjaft të qetë dhe jetojnë në mënyrë paqësore me njëri-tjetrin.
“U martova me një mysliman kur kisha dy vajzat e mia. Pastaj, martesa ime e dytë ishte një njeri katolik. Ai ndihmoi dy vajzat e mia”, shtoi Haroun.
Ajo thotë se familja e saj beson fuqishëm tek bashkëjetesa dhe shpesh diskutojnë çështje që lidhen me fenë, në mënyrë që ata të dinë më shumë për njëri-tjetrin.
“Mësova vajzat e mia për të respektuar qeniet njerëzore për atë se kush janë ata. Ne festojmë të gjitha festat fetare. Ne i festojmë festat e hebrenjve me nënën time. Ne ndjekim lutjet në kishë më 24 dhjetor, në prag të Krishtlindjes, dhe ne gjithashtu e festojmë Ramazanin”, vazhdoi Haroun.
Të afërmit e ngushtë të Harounit nuk habiten nga familja e tyre. Megjithatë, njerëzit që nuk janë pranë tyre shpesh habiten nga mënyra se si ata jetojnë së bashku, pavarësisht nga fetë e ndryshme.
“Mësova dy vajzat e mia se si ta lexonin Kur’anin, kur arritëm në Egjipt, ato nuk dinin të flisnin arabisht”, tha Haroun.
Haruni përfundoi duke thënë: “Krijuesi ynë është vetëm Një dhe nëse ai donte që ne të kishim të njëjtat bindje, ai do ta bënte këtë”./OraNews
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?