Tensionet mes Gjermanisë dhe Turqisë janë duke u rritur për ditë e më shumë. Së fundmi, Gjermania ka kërcënuar të pengojë investimet në Turqi.
Dhoma e Tregtisë të Gjermanisë ka deklaruar se mjedisin e krijuar kohëve të fundit, investimet në Turqi do të jenë më të vështira që të merren parasysh, transmeton portali arbresh.info
Tregëtia midis dy vendeve arriti deri në 37 miliardë euro gjatë vitit të kaluar, përderisa Gjermani vazhdon të mbetet partneri më i rëndësishëm tregtar i Turqisë.
Gjermania ka lënë të kuptohet gjithashtu se tarifat e preferuara tregtare mund të jenë në rrezik. Aktualisht Turqia është i vetmi shtet jashtë bllokut që gëzon një bashkim doganor me BE-në.
Më pas preket edhe turizmi, pasi rreth dhjetë për qind e turistëve në Turqi janë nga Gjermania.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ka deklaruar se Turqia duhet të merrë parasysh kërkesat e BE-së për anëtarësimin në bllok.
Në anën tjetër, Ankaraja i është përgjigjur Berlinit duke i thënë që të ‘mos ndërhyjë në gjyqësorin e saj’ .
Ndërkohë që të dy vendet janë të lidhura ngushtë: rreth katër milionë gjermanë kanë të afërm në Turqi ose janë turq nga origjina, që do të thotë kësaj rradhe problemi është më i madh se ekonomik. /Arbresh.info
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...