Trupi i artisit surrealist, Salvador Dali, është zhvarrosur nga Muzeu i Teatrit Dali që ndodhet në Spanjën veri-lindore.
Mostrat e trupit të tij do të merren për një provë të atësistë, pasi një grua që pretendonte se është vajza e tij, e ka fituar gjyqin muajin e kaluar, transmeton portali abresh.info
Maria Pilar Abel pretendon se Dali kishte një marrëdhënie sekrete me nënën e saj kur ajo punonte për familjen e tij në vitet 1950. Por kjo është kontestuar nga Fondacioni Gala-Dalí, i cili çoi në një betejë dhjetëvjeçare mes dy palëve.

Por për gruan në fjalë, gjetja atësore nuk ka të bëjë me trashëgiminë. Kur u pyet se çfarë shpreson të bëjë nëse konfirmohet se Dali është babai i saj, ajo tha:
“Para se gjithash dua të di identitein tim, dua të di se kush jam. Kjo është ajo që shpresoj. Dua të di vetëm të vertëtën”.
Dali, i cili vdiq në vitin 1989 në moshën 84 vjeçare, ishte një nga artistët më të famshëm të periudhës surrealiste të shekullit të 20-të. Ai pikturoi piktura të tilla si orët e shkrirjes që njihet si “Kujtimi i përhershëm’, por ai gjithashtu u morr edhe filma, skulpturë dhe reklamë.
Artisti që njihet për mustaqet e tij të gjata, u bë i njohur edhe për sjelljen e tij të çuditshme./Arbresh.info
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin