Në ditën e dytë të stërvitjeve të Përfaqësueses së Kosovës U-19 në konkurrencën e femrave në stadiumin e fushës sintetike në Ferizaj, përzgjedhësi Kushtrim Munishi bashkë me ndihmësit e tij ka vazhduar të vëzhgojë dhe hulumtojë përparësitë dhe mangësitë individuale të futbollisteve dhe përshtatja e tyre në pozitat e ndryshme.
Po ashtu në stërvitjen e sotme ju bashkëngjitën edhe dy futbolliste të reja. Mirela Jakupi e ardhur nga skuadra (Aire Le Lignon) nga Gjeneva e Zvicrës dhe Gentiana Xhekaj nga (FC Kaarst) nga Gjermania.
Kështu përzgjedhësi Munishi do të ketë edhe më shumë futbolliste në dispozicion për të parë cilësitë e tyre dhe të ketë një përzgjedhje më të mirë. Vashat edhe nesër do të kenë stërvitjen e radhës në po të njëjtin stadium. Stërvitjen e sotme nga afër e ndoqi edhe përzgjedhësja e Kombëtares A të Kosovës Afërditë Fazliu bashkë me trajnerin Veton Çitaku dhe vëzhguan disa futbolliste. Pas stërvitjeve ne morëm disa opinione në lidhje me seancat stërvitore.
Kushtrim Munishi, përzgjedhës, tha: Ne edhe sot vazhduam të kemi përgatitje edhe më intensive dhe të shohim nga afër secilën futbolliste, në mënyrë që ta kemi sa më të qartë strukturën e futbollisteve të cilat do të udhëtojnë në ndeshjet parakualifikuese në shtator. Do të vazhdojmë të kemi edhe më shumë grumbullime sepse kemi nevojë që futbollistet të njihen dhe të komponohen më mirë ndërmjet veti. Ne dhe javën e ardhshme do të vazhdojmë dy ditë me grumbullime dhe do të shikojmë të aranzhojmë ndonjë ndeshje kontrolluese.

Përditësimi i fundit, në këtë pikë kufitare pritjet po zgjas...
Statuja e Adem Jasharit vendoset në oborrin e një shkolle në...
Përditësohen vlerat e skuadrave të Superligës në Transfermar...
Zbardhen dokumente të tjera, Trumpi udhëtoi të paktën 8 herë...
KQZ: Në natën e ndërrimit të moteve nuk do të ketë numërim v...
Shemi i ‘Ilirëve’ varroset nesër në varrezat në Arbëri në Pr...