Marrëveshja e tregtisë në mes të Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian duhet të jetë “ një nga marrëveshjet më të lehta në histori” për t’u arritur, ka thënë ministri i Tregtisë në Britani, Liam Fox.
Fox ka thënë se Britania dhe BE-ja kanë rregullore të ngjashme për këtë çështje.
“Arsyeja e vetme pse ne nuk kemi ardhur tek një marrëveshje e hapur dhe e lirë, ka qenë sepse politika është përfshirë në rrugën e ekonomisë”, ka thënë Fox për BBC.
Negociatorët e Britanisë së Madhe dhe BE-së, pritet që sot të flasin se si ka shkuar raundi i parë i takimeve.
Fox ka thënë se Britania mund “ të mbijetojë”, pas Brexitit edhe pa një marrëveshje të tregtisë së lirë me BE-në.
Komentet e tij janë në kundërshtim të plotë me ato të ministrit britanik të Financave, Philip Hammond, i cili ka thënë se një situatë pa marrëveshje pas Brexitit do të sillte një “rezultat shumë shumë të keq”.
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...
Vitia: Gjendja e 5-vjeçarit nga Lipjani është stabile, ka ni...