Zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me flakët në pyjet e Malit të Zi, ndërsa disa qytete e fshatra në brigjet e Adriatikut janë gjithnjë e më shumë nën kërcënim.
Një avion ukrainas i është bashkuar betejës së zjarrfikësve në Mal të Zi, pasi vendi kërkoi ndihmë ndërkombëtare për të shuar flakët që po zhurisin gjithçka u del përpara. Të tjera ndihma, sipas autoriteteve, pritet të mbërrijnë edhe nga Zvicra dhe Bullgaria.
Ndërkohë, në Kroaci, ka nisur bërja e bilanceve pas zjarreve që shkrumbuan zona të gjera pyjore në brigjet jugore të Adriatikut. Zjarret që nisën të dielën, të ndihmuar nga erërat e forta, u përhapën në një hapësirë të gjerë duke mbërritur deri në Split. Flakët kërcënuan shtëpitë nëpër fshatra dhe në një moment mbërritën deri në lagjet lindore të qytetit.
Të mërkurën, pjesa më e madhe e vatrave të zjarrit u vendos nën kontroll nga qindra zjarrfikës dhe personeli i ushtrisë, duke lejuar që banorët lokalë të përballen me dëmet e lëna pas. Një zyrtar kroat tha se autoritetet lokale do ta klasifikonin ngjarjen si katastrofë natyrore, çka do të mundësonte ndihmë qeveritare në vlerësimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret që shkatërruan 4500 hektarë pyje me pisha dhe bimësi tjetër si edhe dhjetëra makina të bllokuara.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...