Manchester City ka fituar garën për të nënshkruar me reprezentuesin brazilian Danilo pasi ka rënë dakord të paguaj 26 milionë për mbrojtësin te Real Madridi.
26-vjeçari pritet të bëhet lojtari i pestë i transferuar këtë verë te Manchester City para përfundimit të javës duke iu bashkuar në mbrojtje Kyle Walkerit, transmeton portali arbresh.info.
Danilo është këshilluar t’i bashkohet Chelseat në fillim të këtij muaji, por raportet e asaj kohe sugjeronin që marrëveshja nuk është arritur për shkak të vlerës së lojtarit. Bazuar në ‘The Guardian’, reprezentuesi i Brazilit tani është në prag të finalizimit të marrëveshjes për transferimin te klubi në Etihad, ku City është gjithashtu i përgatitur për të ofruar 5 milionë funta bonuse.
Nëse transferimi realizohet, shpenzimet e Pep Guardiolas për të përforcuar pozitat e tij në mbrojtje arrijnë në 76.5 milionë funta.
Sulmuesi Bernardo Silva, portier Ederson dhe talenti i ri brazilian Douglas Luiz i janë bashkuar gjithashtu deri tani gjigantit në Premierë Ligë./arbresh.info
Formacionet zyrtare: Malisheva për fitoren e tretë radhazi, ...
Tragjedi në SHBA/ Gjyshi dhe mbesa 3-muajshe sulmohen për vd...
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...