Një ditë pas aksidentit të ndodhur në Itali, ku mbetën të vdekur dy shqiptarë, mediat italiane kanë bërë ne dije edhe identitetin e tyre.
Bëhet fjalë për dy shqiptarët, Dritan Ulku, 37- vjeç dhe Ilir Seferi, 39-vjeç janë, të cilat u aksidentuan për vdekje në kryqëzimin mes Meloana dhe Capannaguzzo, në Cesena të Italisë.
Ulku dhe Seferi, po udhëtonin me një furgon në moment që janë përplasur me një kamion, në të cilin udhëtonin dy persona të tjerë, babë e bir.
Bashkë me dy shqiptarët, ishte edhe një shqiptar tjetër, i cili raportohet se ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ata, ishin punëtorë që merreshin me instalimin e skelave, ndërsa prej disa kohësh Ulku jetonte në Forli – Cesena, ndërsa Seferi në Rimini. /Gazeta Expess/
Votimi i presidentit, PDK e shpalos qëndrimin në ora 13:15
SPAK dërgoi për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore, dy ...
Alarmi i IKSHKP: Energjetika përgjegjëse për 40% të emisione...
Rama: Prishtina pret Konferencën e Investitorëve Amerikanë 2...
Deputeti i LVV: Qytetarët duan të zgjidhet Presidenti, dekla...
Atletico Madrid dhe PSG në garë për yllin e Marseille