Pas “New York Times”, mediat e huaja nuk ndalen duke shkruar Dua Lipën.
Së fundmi edhe revista amerikane “Rolling Stone” i ka kushtuar një artikull të veçantë Dua Lipës për karrierën dhe për historinë e saj si një emigrante.
“Pas jetesës në Kosovë dhe përfundimit të një lidhje të keqe, Dua Lipa është e gatshme të kërkojë vendin e saj si një mbretëreshë me zemër të ‘thyer’ keq. Balada e saj “Scared to Be Lonely” ka befasuar 300 milionë fansa në Spotify dhe në qershor, ka debutuar albumi i saj i parë në Top 10 në disa vende.” shkruan Rolling Stone.
Dua pushton çdo skenë…
Në këtë artikull gjithashtu rrëfehet historia e largimit të prindërve të Duas nga Kosova dhe si arriti Dua të jetë aty ku është sot.
“Lipa u rrit si vajza e emigrantëve shqiptar të cilët ishin larguar nga Kosova në vitet e 90-ta të trazuara politikisht. Prindërit e saj kishin ëndërruar gjithmonë të ktheheshin në Kosovë dhe në kohën kur u shpall pavarësia, ata e bënë. Në moshën 15 vjeçe, ajo arriti t’i bindë prindërit e saj dhe të kthehen në Londër” shkruan Rolling Stone, transmeton ‘21media’.
Hiti i saj i madh mbetet “Scared to be Lonely” me Martin Garrix.
Ndër të tjera, shkruhet edhe për regjistrimin e saj në shkollën e famshme të Teatrit Sylvia Young dhe si arriti të bashkëpunojë me emra të mëdhenj botëror.
E për suksesin e albumit të fundit, Dua ishte deklaruar kështu për këtë revistë “Është e papërshkrueshme dhe me të vërtetë emocionuese”.
Për albumin, Lipa ka bashkëpunuar me artistë të mëdhenj si Nineteen85, Chris Martin, nga grupi i saj i preferuar, Coldplay, pasi i dërgoi atij një email dhe me të cilin kanë bashkëpunuar për projektin “Homesick”.
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar
Kurti mirëpret në takim Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë s...