Kosova dhe Rusia do të jenë tema që do të vazhdojnë të dominojnë në marrëdhëniet e Serbisë me SHBA-në dhe ato me siguri kurrë nuk do të mënjanohen, sepse godasin drejtpërdrejt në sovranitetin dhe në integritetin territorial të Serbisë, në politikën e saj të pavarur dhe neutralitetin ushtarak.
ka thënë ish – shefi i diplomacisë së ish – Jugosllavisë në kohën e Slobodan Milosheviqit, Vladislav Jovanoviq, transmeton Koha.net.
Ai, duke folur për vizitën e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në SHBA, ka vlerësuar se këto dy çështje janë ende të hapura:
“Aty nuk ka mundësi për qëndrim të përbashkët. Sigurisht se amerikanët nuk kanë hequr dorë nga politika e tyre antiserbe lidhur me çështjen e Kosovës dhe është e sigurt se ata kanë mbajtur qëndrim të fortë edhe ndaj marrëdhënieve tona me Rusinë edhe pse nuk është thënë”, citon tanjug të ketë thënë ë Jovanoviq.
Lidhur me përkrahjen amerikane për rrugën e Serbisë në BE, ai thotë se kjo rrugë është edhe më e rëndësishme për SHBA-në se sa për vetë Serbinë:
“Për Perëndimin është shumë me rëndësi lëvizja jonë drejt BE-së si dhe përcaktimi ynë i vendosur për këtë lëvizje, sepse zyrtarë të tij mendojnë se vetëm përmes kësaj rruge e zvogëlojnë ndikimin e Rusisë në Serbi dhe presin që përmes këtij procesi , përmes koncesioneve tona në bisedimet e Brukselit për Kosovën, e tërë çështja e Kosovës do të mund të deaktualizohet dhe që ne pastaj të shëtisim mirë e bukur nëpër BE pa Kosovën”, ka thënë Jovanoviq.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X