Pas ditëve me temperatura të larta që kanë mbizotëruar në Britaninë e Madhe, vendi tashmë është përfshirë nga shirat e rrëmbyeshëm, duke shkaktuar përmbytje në disa vende.
Në fshatin Cornëall raportohet se shirat e rrëmbyeshëm kanë shkatërruar disa shtëpië, rrugët janë mbushur me ujë dhe dy persona janë transpotuar me helikopter për në zona më të sigurta, transmeton portali arbresh.info
Banorët në Coverack, në Gadishullin Lizard, kanë theksuar se janë goditur edhe nga breshëri i madh dhe nga shirat e rrëmbyeshëm, duke e përshkruar situatën si “të çmendur”.
Banorëve në zonat e përmbytura u është bërë thirrje që të largohen nga shtëpitë dhe të drejtohen drejt një zone më të sigurtë./Arbresh.info

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues...
Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për vrasje në te...
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...