Vaji i manaferrës me emërtimin (lat. Hippophae rhamnoides) ndryshe quhet edhe ”vaji i jetës”, ka tri herë më shumë vitamina A se karota, 10 herë më shumë vitamina C se portokalli dhe më së shumti vitamina E nga të gjitha pemët tjera.“Vaji i jetës” është i vetmi vaj bimor në botë që përmban të gjitha aminoacidet, omega 3, 6 dhe 9, si dhe omega 7, ndihmon në luftën kundër rrudhave, humbjes së elasticitetit dhe simptomave të tjera të plakjes së lëkurës.
Vetitë shëruese:
-Problemet me lëkurë
-Ndikon te lëkura e thatë, ekzema, dermatiti, aknet, psoriaza.
-Ndihmon te mbipesha
-Ndihmon në pakësimin e shtresave dhjamore, oreksin e tepërt, diabeti, tipi 2.
-Shëndeti i syve
-Zbut thatësinë e syve, parandalon konjunktivitin.
-Sistemin tretës
-Ndihmon te gastriti, të thatët.
Organet e frymëmarrjes
-Përdoret te kolla e thatë, laringjiti, sinuset.
-Enët e gjakut
-Ndikon mirë në arterosklerozë, kolesterolin e shtuar, trombozën.
-Imuniteti
-Sjell ekuilibër në sistemin imun, ndikon mirë kundër stresit dhe lodhjes, etj …
(Kosova Sot)
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur