Zvogëlimi i një akullnaje në Zvicër ka zbuluar dy trupa të ngrirë që besohet të jenë të një çifti që u zhdukën 75 vjet më parë, raportojnë mediat zvicerane.
Marcelin dhe Francine Dumoulin u zhdukën në një lartësi prej 2,600m pasi kishin shkuar për t’u kujdesur për lopët e tyre në Alpe në gusht të viti 1942, transmeton portali arbresh.info.

Ata ishin fermerë, shtatë fëmijët e të cilëve kurrë nuk hoqën dorë nga shpresat për gjetjen e tyre.
Vajza e tyre më e re, 79, tha se tani po planifikonte t’i jepte prindërve të saj funeralin që meritonin.
Z dhe znj. Dumoulin nuk u gjetën pavarësisht nga kërkimet e gjera.
“Kemi kaluar gjithë jetën duke kërkuar ata”, tha Marceline Udry-Dumoulin për të përditshmen Le Matin.
“Mund të them që pas 75 vjetësh të pritjes, ky lajm më jep një ndjenjë të thellë të qetësisë”.
Një test i ADN-së do të kryhet për disa ditë, thotë policia./Arbresh.info

Mbi 90% e votave të numruara, ky është rezultati
“Duhet një NATO më e fortë brenda Evropës” – Kancelari Fried...
PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë: 21% më...
MASHTI: Nuk kemi njoftim zyrtar për aktakuzë
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...