Të paktën 76 persona kanë vdekur nga përmbytje të rënda të shkaktuara nga musonet në Indi, njoftuan sot autoritetet lokale.
Shtetet më të prekura janë Arunakal Pradesh dhe Asam, në verilindje të vendit.
Në Asam, 60 persona kanë vdekur dhe operacionet e shpëtimit janë ngritur që prej fillimit të sezonit të shirave, në prill.“Mijëra persona janë shpëtuar dhe gjenden aktualisht në 118 kampe urgjence të ngritura nga qeveria”, deklaron një përgjegjës i shërbimeve të sigurisë, Rajib Prakash Barua duke shtuar se pesë lumenj të rëndësishëm në këtë zonë vazhdojnë të jenë në nivele alarmante.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar