Alvaro Morata vazhdon të qëndrojë shënjestra kryesore e Chelseat në kërkimin e tyre për një sulmues të ri qendror pavarësisht konkurrencës së shfaqur nga AC Milani.
Dy klubet do të nënshkruanin më para me Moratan nga Real Madridi sesa alternativat e tjera që përfshijnë Andrea Belottin e Torinos dhe Pierre Emerick Aubameyangiun e Borussia Dortmundit, transmeton portali arbresh.info.
Milan ka planifikuar bisedime me Borussia Dortmundin të martën rreth Aubameyangut, i cili ka një vlerë prej 60 milionë funta, por preferon Moratan, i cili kushton edhe më shumë.
Skuadra italiane është mjaftë aktive në këtë merkato të transferime dhe mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, është anëtari i tyre i fundit që i është bashkuar në fund të javës së kaluar.
Chelsea është duke shfrytëzuar opsionet e tjera dhe mësohet gjithashtu se në fillim të këtij muaji ka kërkuar edhe blerjen e Sergio Augers nga Manchester United./arbresh.info
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...