Jo vetëm oferta nga Serie A por dhe nga kampionati zviceran për Ledian Memushajn.
Futbollisti i kombëtares shqiptare, aktualisht pjesë e Pescarës kërkohet edhe nga Sioni.
Madje ka raportime se është i mundur një transferim i tij në kampionatin helvet.
Aktualisht, Sion drejtohet nga Paolo Tramezzani që e njeh shumë mirë fantazistin dhe për të cilin ka një konsideratë të madhe dhe ka qenë pikërisht trajneri që ka kërkuar me ngulm blerjen e Memushajt pasi dëshiron t’i japë më shumë cilësi repartit të mesfushës, transmeton Supersport.
Memushaj megjithatë ka pasur këto kohë dhe disa oferta nga Serie A, ku pothuajse gjysma e skuadrave të kampionatit italian janë vënë në ndjekje të tij, ndërsa ka zëra dhe për një interesim të francezëve të Lille.
Aktualisht futbollisti kuqezi ka një kontratë me Pescarën deri më 30 qershor të vitit 2021 dhe klubi po punon që ta shesë atë përfundimisht në mënyrë që të përfitojë dhe financiarisht ndërkohë që dhe lojtari do të ishte i kënaqur nëse do të largohej drejt një skuadre më të mëdha duke qenë se sezonin e ardhshëm, Pescara do të luajë në Serinë B.

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...