Një ish-ligjvënës i Ukrainës tha se separatistët pro-rusë në lindje të rajonit Donjeck kanë konfirmuar se janë duke mbajtur një bloger, i cili kontribuon për Radion Evropa e Lirë.
Yehor Firsov shkroi në Facebook se nëna e blogerit Stanislav Aseyev është lejuar ta vizitojë atë në paraburgimin separatist.
Firsov tha se separatistët e kanë akuzuar Aseyevin për spiunim dhe e kanë kërcënuar me 14 vjet burgim.
Aseyev, i cili shkruan nën emrin Stanislav Vasin dhe kontribuon për Shërbimin e Ukrainës së Radios Evropa e Lirë, është zhdukur në Donjeck më 2 qershor.
Separatistët, të cilët kontrollojnë pjesë të Donjeckut, kanë mohuar vazhdimisht se kanë informacione për Aseyevin.
Kryeredaktori i Radios Evropa e Lirë, Nenad Pejiq, ka thënë më herët se ndalimi i Aseyevit, nëse është i vërtetë, është “thellësisht alarmues dhe i paligjshëm” dhe ka kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...