Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka premtuar se do të kthejë në fuqi ligjin për dënim me vdekje.
Në ceremoninë përkujtimore për 250 personat që humbën jetën gjatë grusht shtetit të vitit të kaluar, ka akuzuar BE-në dhe ka premtuar dënim të ashpër për tradhëtarët, transmeton portali arbresh.info
“BE-ja po na krijon telashe dhe nuk po e mban premtimin e dhënë”, ka thënë ai. “Ne do t’i rregullojmë punët tona, sepse nuk kemi zgjidhje tjetër”, ka shtuar Erdogan.
Gjatë fjalimit përpara pallatit presidencial në Ankara, Erdogan ka theksuar se ‘pa asnjë hezitim do të miratonte dënimin me vdekje, nëse parlamenti do ta votonte për ta kthyer në fuqi’./Arbresh.info
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...