Alexis Sanchez ka konfirmuar për herë të parë që dëshiron të largohet nga Arsenali në këtë merkato të transferime pasi dëshiron të luaj në Ligë të Kampionëve.
Reprezentuesi i Kili është kërkuar shumë për transferim nga Manchester City dhe Bayern Munichu këtë verë, por “Topçinjtë” kanë qëndruar të vendosur se nuk do të shesin yllin e tyre, transmeton portali arbresh.info.
Raportet e fundit sugjerojnë që një ofertë prej 80 milionë funta do të jetë e mjaftueshme për të siguruar shërbimet e tij, por duket që një tarifë aq të lartë vështirë se do ta paguaj ndonjë klub duke marrë parasysh që kiliani ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij dhe mund të largohet falas verën e ardhshme.

Manchester City besohet të jetë destinacioni i tij i preferuar, por derisa Sanchez nuk ka përmendur ndonjë klub ku dëshiron të transferohet, ai përfundimisht ka pranuar se dëshiron të largohet nga Emirates nëse ata e lejojnë atë.
“Dua të luaj në Ligë të Kampionëve”, tha Sanchez për ‘Emol’ kur është pyetur rreth të ardhmes së tij gjatë një turneu futbolli në Kili. “Vendimi nuk varet nga unë, duhet të pres nga Arsenali”
Sanchez edhe në të kaluarën ka lënë të kuptohet se dëshiron të largohet nga Arsenali, megjithëse Arsene Wenger së fundmi ka sugjeruar se i është rritur besimi rreth qëndrimit të lojtarit në klub./arbresh.info
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...
Pse vitamina D ndonjëherë nuk vepron? Ndoshta po e merrni në...
A mund të mbahen larg rrjeteve sociale? Australia po e bën, ...
Si ndikon muzika e preferuar në trurin tonë: Efekti i nostal...
Elezi: 15 subjekte dorëzojnë listat me 541 kandidatë për dep...