Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ Adnan Rrustemi përmes një statusi në rrjetin social Facebook e ka komentuar formimin e Qeverisë, shkruan arbresh.info
Rrustemi tha se koalicioni PAN po përpiqet ti zhantazhoj dhe ti blejë deputetët për ti bërë numrat për formimin e Qeverisë.
“Kjo çfarë po përpiqet të bëjë PAN, duke synuar deputetë, përmes blerjes a shantazhit është e pashembullt për një Demokraci parlamentare, por tipar i njohur për Prontomendësinë!” tha ai
Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë:
Në zgjedhjet e 11 qershorit nuk ka pasur kandidatë të pavarur. Të gjithë deputetët e zgjedhur, janë votuar nën emrin e subjekteve politike përkatëse dhe para së gjithash nga votuesit e këtyre subjekteve. Ndërsa, në Republika parlamentare, zgjedhja e Qeverisë dhe Kryeministrit është çështje e shumicës parlamentare, e kur asnjë subjekt nuk ka fituar mjaftueshëm, krijimi i Qeverisë është nevojë koalicionesh, që nënkupton harmonizim programesh e përcaktim prioritetesh, gjithnjë duke ndjekur pritjet dhe kërkesat e votuesve.
Kjo çfarë po përpiqet të bëjë PAN, duke synuar deputetë, përmes blerjes a shantazhit është e pashembullt për një Demokraci parlamentare, por tipar i njohur për Prontomendësinë!
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...