Telenovela e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane pëson një tjetër zhvillim orët e fundit. Një lobist ruso-amerikan ka deklaruar këtë të premte se ka qenë pjesëmarrës në takimin e qershorit të vitit 2016 me djalin e presidentit Donald Trump, duke shënuar kështu një tjetër kthesë në çështjen e diskutimeve se ai takim ishte në vazhdën e përpjekjeve të qeverisë ruse për të ndihmuar fushatën e republikanit për Shtëpinë e Bardhë.
Rinat Akhmetshin konfirmoi pjesëmarrjen e tij për “Associated Press” këtë të premte. Takimi forcoi edhe më tej pikëpyetjet nëse fushata e presidentit Trump është koordinuar me qeverinë ruse gjatë zgjedhjeve, gjë që është edhe në fokusin e hetimeve federale dhe atyre në Kongres, transmeton tch.
Në “e-mail”-et e publikuara nga Donald Trump Jr., më herët gjatë kësaj jave, një bashkëpunëtor që ndihmoi në zhvillimin e takimit tha se avokatja ruse donte t’i kalonte informacion dashakeqës mbi demokraten Hillary Clinton, e theksoi qartësisht se diskutimet ishin pjesë e përpjekjes së qeverisë ruse për të ndihmuar kandidatin republikan.
Edhe pse Trump Jr. konfirmoi se kryeprokurori rus ishte në takim, ai nuk deklaroi gjë për praninë e lobistit Akhmetshin. Djali i presidentit amerikan është përpjekur t’ia ulë vlerat atij takimi, duke thënë se nuk mori asnjë informacion siç i ishte premtuar.
Akhmetshin zbulon, ndërkohë, se takimi nuk ishte substancial dhe se realisht priste diskutime më serioze. “Kurrë nuk e mendova se ai takim do të ishte diçka me rëndësi kaq të madhe, e them sinqerisht”, është shprehur ai për “Associated Press”.
Jared Kushner, dhëndri i Trumpit dhe aktualisht këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, si dhe ish-kreu i fushatës Paul Manaford kanë qenë gjithashtu pjesëmarrës në takim.
I pyetur në lidhje me Akhmetshin dhe pjesëmarrjen e tij të mundshme në takimin e qershorit të vitit 2016, Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin, tha për reporterët ditën e sotme se “nuk dimë asgjë rreth këtij njeriu”.
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...