Kur bëni udhëtime të gjata është e sigurt që problemi më i madh është se ku do ndaloni për të ngrënë diçka dhe po ashtu për të kryer nevojat personale.
Por me siguri nuk i keni kushtuar rëndësi faktit se duhet të përzgjidhni ushqimet kur para keni një udhëtim të gjatë në mënyrë që udhëtimi të jetë sa më i qetë dhe të mos ndihet lodhja e rrugës. Kështu, përgjatë udhëtimit disa orësh sigurohuni që të mos hani kurrë produkte fast-food-i, shmangni ato me çdo kusht dhe për çdo lloj arsyeje.
Ushqime të tilla nuk i bëjnë asnjëherë mirë organizmit tuaj, por veçanërisht kur jeni në udhëtim të rëndojnë stomakun, shkaktojnë inflamacion apo edhe gazra dhe nuk do jeni aspak komod. Ndër të tjera do shtoni në peshë, sepse kaloritë dhe yndyrërat e tyre janë në masë të madhe. Pra, më mirë përgatitni në shtëpi para nisjes ndonjë vakt të lehtë qoftë edhe fruta se sa ta “bombardoni” stomakun me ushqime fast food-i.
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...