Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila mori pak më shumë se 27 përqind të votave në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë, ka thënë se partia e tij parasheh bisedime me Malin e Zi për kufirin mes dy vendeve, nëse vjen në pushtet.
Në një intervistë me Zërin e Amerikës, Visar Ymeri ka thënë se Prishtina duhet të bisedojë me Podgoricën për ta ndryshuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
“Ne nuk duam konflikt me Malin e Zi, por duam marrëdhënie të mira”, ka thënë Ymeri.
Ai ka folur edhe për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se dialogu i deritanishëm në Bruksel më shumë ka shkaktuar dëme sesa ka sjellë dobi.
Ymeri ka thënë se Vetvendosja kërkon gjithashtu një qasje të re përsa i përket marrëdhënieve me Serbinë, të cilat, sipas tij, duhet të ndërtohen mbi parimin e fqinjësisë së mirë.
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
Përvjetori i Pavarësisë, Nasim Haradinaj: I mangët pa çlirim...
Kryetari i OVL-UÇK-së: Sot festojmë lirinë, por nuk harrojmë...
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës