Efektivët e policisë gjermane kanë mbetur me lëndime pasi u përpoqën të ndajnë një grup nënash që argumentonin.
Përleshja ndodhi në bordin e autobusit në Alter Dorfweg në Bremen, kur katër nëna nuk mund të dakordoheshin se si t’i renditnin karrocat e tyre, transmeton portali arbresh.info.
Njëra prej grave e thirri burrin e saj, i cili e kërkoi ndihmën e vëllait të tij të vogël para se të shkonte në vendin e ngjarjes. Policia gjithashtu u lajmërua për situatën dhe arriti në autobus në të njëjtën kohë me dy burrat.
Zyrtarët fillimisht ndaluan burrat dhe vendosën të qetësonin tensionet mes grave. Megjithatë, raporti i policisë thotë se “burri doli jashtë kontrollit dhe sulmoi një polic, ndërsa vëllai i tij goditi një oficere policie”.
Raporti shtoi: “Konflikti u përshkallëzua dhe çoi në një operacion të madh policor”.
Deri në fund, tre policë u plagosën dhe të dy vëllezërit u arrestuan. Tani ata përballen me akuza për sulm, rezistim të arrestit dhe abuzim verbal të oficerëve të policisë./Arbresh.info
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...