Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan nesër hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2017-2018.
Në afatin e parë të konkursit të studimeve themelore bachelor, Universiteti “Kadri Zeka” do të regjistrojë 523 studentë të rregullt, kurse për programin master E-Qeverisja do të regjistrojë 39 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.
Për ta lehtësuar aplikimin, Administrata e Universitetit “Kadri Zeka” do të punojë edhe ditën e shtunë.
Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve afatet e konkursit janë si vijon:
Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 11.7.2017 deri më 18.7.2017 nga ora 9.00 deri në orën 16.00 (dokumentet do të pranohen çdo ditë me përjashtim të dielave)
Provimi pranues do të mbahet më 21.07.2017. Detajet lidhur me kohën e mbajtjes së provimit pranues sipas njësive akademike do të shpallen në ueb faqen e universitetit www.uni-gjilan.net më datë 20.07.2016
Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni deri më 25.7.2017 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit.
Gjuriq e takon Sorensenin në Bruksel: Dialogu s’është për nj...
Shkon në Malësi të Madhe – Adion Puka kërkon ‘do...
Agim Veliu refuzon të jetë pjesë e listës së LDK-së
Kryeministri Kurti u prit në parlamentin e Nordrhein-Westfal...
Mimoza Ahmeti flet për partnerin: 8 vite sakrifica të llahta...
Dy shqiptarë janë përfshirë në formacionin e javës në Bundes...