Kanada ka ndaluar shitjen, reklamimin dhe përdorimin e rrethit për fëmijë që e përdorin për t’i mësuar të ecin.
Ata të cilet nuk pajohen më këtë ligj kërcënohen më denim prej 100 mijë dolarë kanadeze.
“Kanadezët duhet të dijnë se sa e rrëzikshme është kjo për fëmijë”, ka thënë ministri kanades i shëndetësisë i cili e ka sjellur këtë ndalesë i pari në botë.
Ai ka shtuar se siguria e fëmijës është në vend të parë.
Kjo ndales vlenë edhe për shitorët për shitjë të mobiljeve shtëpiake, kështu që kanadezet nuk kanë se ku ta blejnë.
Kjo ndales ka ardhur si pasoj e lendimeve të shumta që kan ndodhur përshkak këtij rrethi për fëmijë, ku vijn nëpërmjet rrotullimeve nëpër shkallë.
Në një raport që është marur nga spitalet e ndryshme prej vitit 1990 deri në vitin 2002 mbi 1900 fëmijë të moshës 5 deri në 14 muaj kanë pësuar lëndime të ndryshme duke e shfrytëzuar rrethin.
Kundër përdorimit të tij janë edhe ortopedët, duke thënë se rrethi ndikon negativisht në zhvillimin e fëmijës dhe se fëmija duhet të lihet vetë të mësohet të ece mbi këmbë të veta.
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...
Sot varroset punëtori që humbi jetën tragjikisht në vendin e...
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën/ Plagosen 11 persona, godit...