Dy muaj pasi u arrestua nga policia për tentim vrasje të deputetëve, njëri prej sulmuesve të Ziadin Selës, rrihet në Burgun e Shutkës.
Incidentin e konfirmuan edhe nga burgu, kurse TV21 e xhiroi Kire Gjorgjievskit në spitalin “8 Shtatori” të Shkupit.
Gjorgjievski është sjellë të hënën paradite në qendrën e urgjencës të spitalit “8 Shtatorit”, kurse rreth orës 17h policia e mori për ta kthyer në burg.
I dyshuari për tentim-vrasje, Kire Gjorgjievski ishte i lënduar në fytyrë, por në automjetin e burgut hyri në këmbë të veta, dhe pa ndihmën e askujt.
Më 11 maj të këtij viti, policia arrestoi Kire Gjorgjievskin dhe babanë e tij, kurse në banesën e të dyshuarve janë gjetur atletet të përlyera me gjak, që besohet se ishte e deputeteve.
Babës dhe të birit, prokuroria iu shqiptoi masën e paraburgimit, por të dy të dyshuarit kanë deklaruar se vetëm kanë dashur ta ndihmojnë Selën, e jo ta vrasin.
Ata do të gjykohen për veprën penale tentim për vrasje me paramendim, vepër që sipas Kodit Penal, dënohet më të paktën, 5 vjet burg.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...