Mbetjet fosile të peshkaqenit të vjetër 400 milionë vjeç janë zbuluar në brigjet e liqenit Titikaka, në juglindje të Perusë, njoftoi Ministria e Kulturës e këtij vendi.
“Bëhet fjalë për kurrizorin më të vjetër të zbuluar deri më tash në Peru”, tha Leonardo Zevalos, paleontolog në këtë ministri.
Ai sqaroi se eshtrat e peshkaqenit i kanë gjetur studentët e Universitetit Puno në vendgjetjen Imarukos, në rrethin e Tarakos.
Ky lokalitet ndodhet në një lartësi mbidetare 3.800 metra, në bregun e liqenit që ndan Perunë e Bolivinë, raportojnë agjencitë.
Mbetjet e zbuluara që vijnë nga periudha gjeologjike Devon përbëhen nga dy eshtra nofullash dhe një e krahut notues, tha Zevalos.
Devon konsiderohet përudhë e peshqve, meqë në këtë kohë shfaqen kurrizorët e parë, peshqit, pastaj amfibiet, paraardhësit e sisorëve, rikujton njoftimi i Ministrisë së Kulturës të Perusë./Arbresh.info/
Arrestohet punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj, dyshohe...
Ra nga ballkoni, vdes 20-vjeçarja shqiptare në Itali
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...