Një video e çuditshme është shpërndarë në internet, ku pretendohet se shfaqet një UFO që zhduket brenda një tjetër objekti Alien.
Pamjet vijnë nga rajoni i Yakutia në Siberi, Rusi. Një burrë i quajtur Semyon, tha: “Një objekt i paidentifikuar po fluturonte mbi shtëpitë tona, kishte shumë dritë dhe avull”.
Ai shtoi se një objekt i shndrritshëm u fut brenda diskut uturues dhe më pas u zhdukën. Nuk ka informacion të saktë kur ka ndodhur kjo ngjarje. Një teori është se kjo “shfaqje” mund të jetë realizuar nga ndonjë dron. Policia nuk ka raportuar për objekte uturuese, raporton “Siberian Times”.
Nuk është hera e parë që në këtë rajon pretendohet se janë shfaqur UFO. Tetorin e vitit të kaluar, mbi liqenin Baikal u pa një dritë e gjelbër, që fillimisht u besua se mund të ishte meteor apo bishti i një rakete prove balistike. Të dyja këto teori më vonë u rrëzuan.
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Sot 28 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së U...
Shënohet Epopeja e UÇK-së, tri ditë aktivitete në mbarë vend...
Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit
Parashikimi i motit për të enjten