Policia turke i ka arrestuar 42 persona, përfshirë akademikë, nën dyshimin se kanë lidhje me klerikun që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, raporton agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë, Anadolu.
Këto arrestime vijnë më pak se një javë para përvjetorit të parë të puçit të dështuar në Turqi, transmeton Express.
Anadolu raporton se operacionet policore të së hënës i kanë pasur për cak punëtorët e universiteteve turke, Bogazici dhe Medeniyet. Akademiku i njohur i universitetit Bogazici dhe kritiku i qeverisë, Koray Caliskan, dhe 19 profesorë nga shkolla mjekësore Medeniyet janë në mesin e të arrestuarve.
Turqia e fajëson Fethullah Gulenin për orkestrimin e tentim puçit të 15 korrikut dhe i ka arrestuar më shumë se 50 mijë persona deri tani të dyshuar për lidhje me grupet terroriste.
Gulen i mohon akuzat.
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...