Pozicioni i SHBA-ve në Siri është duke u bërë më pragmatik, ka deklaruar Presidenti rus, Vladimir Putin gjatë një konference për shtyp në samitin G20 në Hamburg.
“Sa i përket Sirisë, e kemi diskutuar këtë çështje me të gjithë bashkëbiseduesit e mi. Se a ka ndryshyar qëndrimi i SHBA-ve karshi Sirisë, unë mendoj se është duke u bërë më pragmatik. Në përgjithësi nuk ka ndryshuar, por ekziston mirëkuptimi se duke iu bashkuar përpjekjeve tona mund të arrijmë shumë gjëta”, ka thënë Putin, transmeton portali arbresh.info
Më parë, Sekretari i Shtetit i SH.B.A. Rex Tillerson në një konferencë tha se takimi i parë midis Trump dhe Putinit zbuloi një kimi të qartë dhe pozitive mes dy liderëve.
Trump dhe Putin ranë dakord për të zbatuar një armëpushim të ri në jug të Sirisë që do të hyjë në fuqi brenda dy ditëve./Arbresh.info
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...