Me një miliard denarë do të paguhen dëmet në bujqësi nga moti i ligë gjatë vitit të kaluar, kështu ka vendosur Qeveria e Maqedonisë në njërën nga seancat e para. Para janë paraparë edhe për dëmet nga ngricat e vona pranverore në vitin 2017.
Sipas ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, njësitë rajonale në mënyrë të përshpejtuar i përgatisin procesverbalet, bëhen edhe llogaritjet. Në mënyrë intensive punohet në realizimin sa më të shpejtë të mjeteve.
Me ndryshimin ligjor, theksoi, në vitin 2015 është sjell Dekreti me të cilin njësive rajonale ju është dhënë afat preh 360 ditëve në vend prej 60, për t’i bërë procesverbalet.
Bëhen përpjekje edhe për zgjidhjen e marrëdhënieve pronësore-juridike që, sipas ministrit, është një nga sfidat kyçe në disa komuna. “Kjo është një prej punëve sistematike dhe reformë e madhe që do ta diskutojmë me ekspertët shkencorë. Në shumë komuna njerëzit kanë problem me marrëdhëniet pronësore-juridike. Duhet të gjendet vendim ligjor për rregullimin e të drejtave të tyre në këtë segment”, sqaron ministri.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...