Inter ka siguruar një përforcim të ri.
Borja Valero mund të quhet përfundimisht një futbollist i Interit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane si dhe ka gjetur konfirmimin e drejtuesve të Fiorentinës.
“Borja Valero na kërkoi të largohet drejt Interit dhe ne nuk mund ta pengojmë”, u shpreh Mario Cognini, president i Fiorentinës.
Mesfushori spanjoll u kërkua me ngulm nga Spalletti, si një futbollist që do të sjellë eksperiencë dhe teknikë në mesfushën zikaltër.
32 vjeçari pritet të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare me zikaltrit dhe do t’i bashkohet ekipit në grumbullim, brenda ditës së hënë.
Borja Valero është afrimi i dytë i Interit në këtë merkato, pas mbrojtësit sllovak, Milan skriniar, i cili erdhi nga Sampdoria.
Gjithashtu, vlen të përmendet se zikaltrit kanë afruar edhe një sërë futbollistësh të rinj, për të ardhmen, si Zaniolo, Odgaard dhe më i fundit, talenti argjentinas i Boca Juniors, Facundo Colidio.
Inter ka siguruar një përforcim të ri. Borja Valero mund të quhet përfundimisht një futbollist i Interit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane si dhe ka gjetur konfirmimin e drejtuesve të Fiorentinës. “Borja Valero na kërkoi të largohet drejt Interit dhe ne nuk mund ta pengojmë”, u shpreh Mario Cognini, president i Fiorentinës. Mesfushori spanjoll u kërkua me ngulm nga Spalletti, si një futbollist që do të sjellë eksperiencë dhe teknikë në mesfushën zikaltër. 32 vjeçari pritet të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare me zikaltrit dhe do t’i bashkohet ekipit në grumbullim, brenda ditës së hënë. Borja Valero është afrimi i dytë i Interit në këtë merkato, pas mbrojtësit sllovak, Milan skriniar, i cili erdhi nga Sampdoria. Gjithashtu, vlen të përmendet se zikaltrit kanë afruar edhe një sërë futbollistësh të rinj, për të ardhmen, si Zaniolo, Odgaard dhe më i fundit, talenti argjentinas i Boca Juniors, Facundo Colidio.

50 vjet ASHAK, Begaj: Lavdi brezave që e ndërtuan – nder bre...
Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL UÇK i gëzohet lajmit
Inspektorati i Punës jep detaje për vdekjen e punëtorit në P...
Detaje nga Specialja: Isni Kilaj lirohet nën dorëzaninë prej...
Prindon Sadriu ftohet në Shtëpinë e Bardhë në Samitin e Orga...
Kurti në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të ...