Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, ka bërë me dije se përsëritja e krizës politike e vitit 2014 do ta dëmtojë Kosovën si në aspektin e brendshëm, po ashtu edhe në atë të jashtëm.
Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Reka ka thënë se vonesat në krijimin e qeverisë do të ishin një mesazh i keq për partnerët ndërkombëtarë.
Ai i ka ftuar liderët politikë t’i lënë anash inatet personale dhe ta shohin interesin nacional.
Reka ka theksuar se një qeveri minore me 61 deputetë dhe me 61 deputetë dhe një opozitë të fortë do ta bllokonte çdo nismë legjislative.
“Qeveria me një bazë të gjerë do të ishte shumë më mirë, sepse do të siguronte një një qëndrueshmëri qeverisëse dhe nuk do të varej nga ndikimet e fqinjëve që përmes deputetëve të mund ta mbajnë peng agjendën qeveritare dhe në çdo moment ta inskenonin votëbesimin e saj”, ka thënë Reka, duke shtuar se modeli i qeverise me një bazë të gjerë po tregohet i suksesshëm edhe në Gjermani.
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...