Aktorja shumë e njohur italiane, Ornella Muti, është duke kaluar një periudhë ndër më të vështirat në jetën e saj. Bukuroshja e filmave italianë është dënuar së fundmi nga Gjykata e Apelit në Trieste me gjashtë muaj burg dhe 500 euro gjobë.
Shkak për këtë dënim u bënë akuzat ndaj saj pas anulimit të një shfaqje të parashikuar për t’u mbajtur në teatrin Verdi në Pordenone (Itali), duke pretenduar se ishte sëmurë aq sa nuk mundej të ngjitej në skenë.
Por ky mashtrim i saj është zbuluar menjëherë, pasi aktorja e famshme italiane në të njëjtën natë u shfaq në një mbrëmje bamirësie në Shën Petërburg të Rusisë, e cila organizohej nga Presidenti rus, Vladimir Putin.
Pas verifikimit të fakteve, Gjykata e Apelit e akuzoi aktoren për mashtrim. Dhe mori vendimin për ta dënuar atë. Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur në 10 dhjetor të vitit 2010, ku Ornella Muti paraqiti një raport mjekësor për të mos marrë pjesë në shfaqje, ndërkohë që udhëtoi drejt Rusisë për të marrë pjesë në mbrëmjen e bamirësisë së Putin.
Ndërkohë që ka edhe një pasë lehtësuese për të për të shmangur burgun. Dënimi ndaj aktores anulohet, vetëm nëse ajo i paguan teatrit 30 mijë euro.
Dyshime për manipulim votash në Klinë, Prokuroria nis veprim...
Roberto De Zerbi dhe Olimpique Marseille ndajnë rrugët
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...