Juventusi raportohet se ka zhvilluar negociata të reja me mbrojtësin e krahut të djathtë të Real Madridit, Danilon, mëngjesin e së premtes.
Bazuar në ‘Tuttomercatoweb’’, një tjetër takim është zhvilluar ndërmjet drejtorit sportiv të Juventusit, Fabio Paratici, dhe reprezentuesve të Danilos në një hotel në Milan, transmeton portali arbresh.info.
Uebfaqja shton që bisedimet kanë zgjatur më shumë se një orë, megjithëse nuk është përmendur nëse ata ishin të frytshme apo jo.
Braziliani është shfaqur si një shënjestër e “Bianconerëve” pas largimit të Dani Alves për transferim te Manchester City./arbresh.info
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...