Real Betis ka konfirmuar që Real Madridid dhe Barcelona kanë kontaktuar ata rreth transferimit të mesfushorit Dani Ceballos.
20-vjeçari shkëlqeu këtë verë në Kampionatin Evropian U21 dhe tani të dy gjigantët në La Liga janë në “luftë” për nënshkrimin e tij, transmeton portali arbresh.info.
“Për momentin, ne jemi duke planifikuar për sezonin e ri që ai do të jetë lojtari jonë”, tha presidenti Angel Haro. “Ne kemi pasur thirrje nga Real Madridi dhe Barcelona që ka shprehur interesim te Dani”
“Nëse ai na tregon që nuk dëshiron të qëndroj në Betis atëherë ne do ta shqyrtojmë këtë”
Ceballos raportohet se ka një klauzolë të lëshimit prej 15 milionë euro në marrëveshjen e tij, megjithëse ekzistojnë raporte që të dy klubet mund të ofrojnë më shumë se aq./arbresh.info
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër