Trupi qeverisës i botës së futbollit, FIFA ka suspenduar Sudanin për shkak të ndërhyrjes së qeverisë në sport.
Një paralajmërim ishte lëshuar muajin e kaluar pasi qeveria instaloi një presidenti të ri në FA, transmeton portali arbresh.info. Suspendimi do të thotë që dy ndeshjet e së premtes në kampionatin afrikan, të dyja me klube sudaneze, nuk do të zhvillohen.
Kjo është për shkak që ndalesa nuk iu lejon ndonjë skuadre sudaneze të marrë pjesë në kompeticione ndërkombëtare.
Klubi Al Merreikh do të përballej me Etoile du Sahelin në Tunisia këtë mbrëmje me shpresën për të siguruar kualifikimin në fazat eliminuese. Al Hilal supozohej të luante ndaj Ferroviario Beiras së Mozambiques. Të dy skuadrat janë në të njëjtin grup të Ligës së Kampionëve.
Nëse ndalesa nuk largohet së shpejti, kjo do të ketë efekt edhe në Kupën e Konfederatave sepse Al Hilal Obeid i Sudanit do të luaj me Zesco United të Zambias të dielën.
Obeid tashmë është kualifikuar nga grupi, por qëndrimi i tyre i gjatë në kompeticion është shumë në dyshime./arbresh.info
Detaje nga aksidenti ku humbi jetën 7-vjeçari, arrestohen dy...
Afati për president po afrohet: Haziri thotë se Kurti, Hamza...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale në fillim të 2026-s, Rama vle...
Turqia merr masat e para për luftën e mundshme mes SHBA-së d...
OVL-UÇK sot mban konferencë për media