Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka pranuar se lojtari i pozitës së njëjtë në Real Madrid, Casemiro renditet ndër lojtarët më të mirë të botës në pozicionin e tij.
Braziliani luajti një rol të rëndësishëm në fitimin e La Ligës dhe Ligës së Kampionëve në sezonin e kaluar, duke punuar pa u lodhur dhe duke i dhënë një armë më shumë ekipit të Zinedine Zidane.
Kjo ka bërë që edhe Busquets ta zgjedhe Casemiron kur iu kërkuan pesë lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij në fushë, ndërsa edhe emrat e tjerë nuk ishin më pak befasues.
“Ka mesfushorë të mëdhenj në futbollin botëror, dhe secili ka stilin e tyre. Asnjë lojtarë nuk është i njëjtë”, ka thënë fillimisht Busquets për sc.qagjatë një vizite në Aspire Academy të Katarit.
“Në pozicionin tim unë do të përmend Casemiron, i cili po bën shumë mirë, Bruno luan shumë mirë në Villarreal, Chelsea ka luajtur një sezon të madh me [N’Golo] Kanten dhe [Nemanja] Maticin”.
“Shumë lojtarë, Ander Herrera në Manchester United gjithashtu, por do të ishte e vështirë të zgjidhen vetëm pesë, sepse çdo lojtar është i ndryshëm”, përfundoi mesfushori i Barcelonës.
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...