Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka bërë thirrje Rusisë që të ndalojë ‘destabilizimin’ e Ukrainës dhe vendeve tjera, gjithashtu edhe të ndalë mbështetjen e regjimit në Iran dhe Siri.
Ai këto komente i ka bërë në kryeqytetin polak, Varshavë, ku edhe i ka kërkuar Rusisë që të ‘bashkohet me kombet përgjegjëse’, transmeton portali arbresh.info
Kremlini ka refuzuar të komentojë komentet e Presidentit Trump.
Udhëheqësi i SHBA ka udhëtuar për në Hamburg për samitin e G20, ku do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin për herë të parë.
Ai gjithashtu do të takohet edhe me krerët e vendeve tjera, duke përfshirë edhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Merkel gjatë javës së kaluar ka theksuar se samiti i G20-tës do të përqendrohet në marrëveshjen e klimës së Parisit, nga e cila marrëveshje janë tërhequr Shtetet e Bashkuara./Arbresh.info
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro