Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Liburn Aliu, dhe drejtoreshën e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë dhënë dorëheqje nga pozicionet që i mbajnë në Komunën e Prishtinës.
Në këtë vendim atyre i është bashkuar edhe Fitore Pacolli, shefe e kabinetit të Shpend Ahmetit, transmeton “Indeksonline”.
Largimet e tyre nga Komuna e Prishtinës vijnë pasi në zgjedhjet e 11 qershorit ata kanë arritur të marrin vota për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
E, shefi i tyre ndonëse i votuar nga shumë përkrahës të Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti ka zgjedhur të qëndrojë kryetar i Prishtinës, duke e dorëzuar mandatin e deputetit.
KQZ-ja u ka kërkuar deputetëve të zgjedhur që të vendosin nëse duan të certifikohen si deputet apo të mbajnë pozitat tjera.
Merret vesh se zyrtarët e Vetëvendosjes e kanë njoftuar KQZ-në për vendimet e tyre
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...