Përzgjedhja e emrit është një nga pjesët më të bukura dhe më sfiduese për prindërit gjatë kohës kur ata presin ardhjen në jetë të fëmijës së tyre.
Kemi edhe raste kur prindërve përzgjedhjen e emrit ua bënë më të lehtë dëshira e tyre ose tradita familjare për të përtrirë emrat e anëtarëve të familjes, krysisht të prindërve të tyre të cilët nuk jetojnë më.
Sipas Agjensionit të Statistikave të Kosovës, trendi i emrave të përzgjedhur nuk dallon shumë në këto tre vitet e fundit. Listes i prijnë emrat ndërkombëtar, duke mos përjashtuar edhe një pjesë të atyre me kuptim fetar. Karakteristikë e gjithë kësaj janë emrat e shkurtër, të cilët tanimë veçse janë në krye të listave zyrtare të emrave.Më poshtë janë paraqitur tabelat e trendit të emrave për vajza dhe djem në tre vitet e fundit në Kosovë, sipas ASK-së.
Duke bërë një krahasim të tabelave shihet mjaft qartë se emrat më të shpeshtë për vajza në këto tre vitet e fundi në Kosovë janë: Alea, Tuana, Erina, Sara, Suela dhe Anisa, ndëra për djem janë emrat: Diar, Amar, Leart, Omer, Ensar dhe Dion.Po ashtu sipas ASK-së gjatë vitit 2013, numri më i madh i nënave që kanë lindur fëmijë, është i grup-moshave:25-29 vjeç – 35.1% të lindjeve20-24 vjeç – 24.2% të lindjeve30-34vjeç – 23.9%, të lindjevegrup-moshat tjera përbëjnë 16.8% të numrit të përgjithshëm të lindjeve.Ndërsa mosha mesatare e femrave që kanë lindur fëmijë në vitin 2013, është 28.1 vjeç.Ajo e cila vlenë të theksohet dhe vlerësohet është trendi në rritje i venjes së emrave shqiptarë. Ku për vajza më të shpeshtë janë emrat si: Era, Vlera, Vesa, Yllka, Aroma dhe Valëza, ndërsa për djem emrat si: Enis, Yll, Luan, Lum, Lekë dhe Drin.Praktikat jetësore na e kanë dëshmuar se cilado që të jetë zgjedhja juaj, në fund fëmija është ai i cili do ta ngrohë dhe do i jap kuptim edhe më shumë emrit të tij.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...