Të hënën, me asistimin e Policisë së Kosovës, Ndërmarrja Publike Banesore në Prishtinë ka liruar gjashtë banesa nga uzurpatorët e tyre në lagjen “Dardania”, ndërsa javën e ardhshme pritet edhe lirimi i gjashtë banesave të tjera.
Kështu ka njoftuar drejtori i Ndërmarrjes Publike Banesore, Nexhat Kryeziu, në një intervistë dhënë për “Zërin”, ku ka dhënë detaje rreth këtij procesi.
Sipas Kryeziut, qytetarët të cilët kanë shfrytëzuar këto banesa përkundër pretendimit të tyre se po u bëhet padrejtësi në këtë proces nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes.
Ndërkaq ai ka zbuluar se në mesin e personave të cilat kanë uzurpuar këto banesa ka edhe punonjës në institucione shtetërore.
Përkundër kësaj, ai ka thënë se NPB-ja është duke pritur vetëm aktvendimet e plotfuqishme nga Gjykata për të vazhduar me lirimin e të gjitha banesave.
Provimi i jurisprudencës, studentët shqiptarë protestë më 18...
Sorensen për takimet në Bruksel me kryenegociatorët: U disku...
Deklarata e komunës malazeze për ‘çnjohjen’ e Kosovës, Minis...
Shfuqizohet tarifa prej 3 eurove për shoqëruesit e pacientëv...
Trump kërkon hapjen e Kinës ndaj bizneseve amerikane
Çmimi “Karli i Madh”, Kryeministri Rama i ftuar në ceremoni