Nikola Ricoli i ka dhënë fund karrierës si gjyqtar. Pas më shumë se 15 vitesh në Serinë A me një karrierë shumë të suksesshme ku përfshihet edhe drejtimi i finales së Ligës së Kampioneve të vitit 2013 dhe i finales së Botërorit 2014, italiani ka vendosur ta mbyllë me këtë profesion.
Por Ricoli nuk do të largohet nga arbitrimi. Nga tani e tutje, ai do të jetë përzgjedhësi i gjyqtarëve për ndeshjet e Serisë A. Ricoli kishte mundësi që të drejtonte edhe në këtë sezon në kampionatin italian, por ai ka zgjedhur këtë rrugë të re për karrierën e tij.
Pavarësisht faktit se cilësohet një nga gjyqtarët më të mirë ndërkombëtarë të viteve të fundit, Ricoli së fundmi ka qenë objekt polemikash për drejtimin e ndeshjes mes Juventusit dhe Interit në Serinë A. Gjatë ndeshjes së këtij sezoni mes armiqve të përbetuar, ai ndaloi Ikardin i cili po i drejohej portës së Juventusit, pasi Kielini kishte kthyer topin mbrapa drejt Bufon në një goditje dënimi, duke kërkuar që ajo të riluhej.

Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...