Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar në Kosovë përveç kryerjes së pagesave me para të gatshme, viteve të fundit vërehet një rritje e shpejt e përdorimit të instrumenteve elektronike për pagesa.
Sipas BQK-së, nga të dhënat statistikore për vitin 2016, vërehet rritje në numër dhe vlerë të kredit transfereve, të cilat paraqesin një alternativë për pagesa pa para të gatshme.
“Me rritje të dukshme të përdorimit janë karakterizuar edhe pagesat përmes instrumenteve elektronike siç janë: transaksionet përmes debit kartelave, kredit kartelave dhe e-bankingut, duke ndikuar në zvogëlim të pagesave në para të gatshme”, thuhet në raportin vjetor të BQK-së.
Me qëllim të rritjes së efikasitetit në kryerjen e transaksioneve me kartela, BQK-ja ka paraparë implementimin e një sistemi ndërbankar të pagesave me kartelë për të ofruar funksionalitet ndër operimi mes lëshuesve të kartelave.“Në këtë kuadër, gjatë këtij viti është kryer studimi i fizibilitetit për krijimin e sistemit ndërbankar për transaksione me POS dhe ATM, i mbështetur nga programi Qeveria-për- Qeverinë (programi G2G) si partneritet nga USAID për zhvillimin e kapaciteteve lokale”, thuhet në raportin vjetor të BQK-së,
Tek Real Madridi janë të habitur me rastin e Endrickut dhe t...
Protesta kundër autoritarizmit të Vuçiqit në Serbi
Trajneri i Chelseas mohon zërat se Palmer dëshiron ta lë klu...
Kapen drogë dhe telefona në Qendrën e Paraburgimit në Mitrov...
Arrestohet një person në Gjilan për trafikim me njerëz
Rihapet rruga Ferizaj-Gjilan në fshatin Sojevë