Deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha e ka quajtur të papranueshme inicimin për fazën e re të bisedime me Serbinë nga ana e presidentit të vendit, Hashim Thaçi. Sipas Berishës, i pari i shtetit me këtë veprim po tregohet i papërgjegjshëm dhe mospërfillës ndaj rendit kushtetues dhe ligjeve në fuqi.
Deputeti i partisë së Fartmir Limajt konsideron se për bisedimet eventuale me Serbinë duhet të bëhet një platformë e përbashkët e spektrit politik. Më pas, ai vlerëson se Kuvendi i Republikës jep ‘dritën jeshile’ për negociata të mëtutjeshme.
“E kuptojmë pozicionin e tij (Hashim Thaçit v.j.) institucional që përfaqëson Kosovën në politikën e jashtme, mirëpo me bisedu me Serbinë në këto kushte është vazhdimësi e nënshtrimit ndaj regjimit fashist të Serbisë për të cilin ka bërë gjenocid në Kosovë. Për këtë situatë është fajtor edhe Thaçi i cili legalizoi bandat kriminale të Serbinë në institucione e deri tek Lista Srpska për të cilat Thaçi duhet të jep përgjegjësi”, ka thënë ai për “Indeksonline”.
Ndryshe, pas më shumë se pesë muajt, në Bruksel u takuan presidentët e Serbisë dhe Kosovës, për të vazhduar dialogun ndërmjet dy shteteve. Thaçi dhe Vuçiq dolën për herë të parë në opinion me mesazh të njëjtë.
Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...