Manchester United raportohet se është duke kërkuar nënshkrimin me mbrojtësin e Borussia Dortmundit, Marc Bartra.
Trajneri Jose Mourinho besohet se është duke kërkuar t’i sjell në skuadër një partner defanziv lojtarit të ri Victor Lindelof, transmeton portali arbresh.info. Klubi ishte i interesuar në rinënshkrimin me Michael Keanen nga Burnley, por 24-vjeçari zgjodhi t’i bashkohet Evertonit për një marrëveshje pesë vjeçare të hënën.
Bazuar në ‘AS’, Mourinho ka kthyer vëmendjen e tij te Bartra, por Dortmundi duket se nuk do të pranoj ndonjë ofertë pasi ata nënshkruan me spanjollin nga Barcelona vitin e kaluar.
Ndërkohë, raporti shton gjithashtu që Mourinho është i frustruar me mungesën e aktivitetit të klubit në merkato të transferimeve deri tani këtë verë.
Lindelof është lojtari i vetëm që ka arritur në klub këtë verë deri tani./arbresh.info
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...